Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.
Vëmendje kërkohet, posaçërisht në këtë periudhë kur kemi të reshura atmosferike, ku mund të ketë kufizim të dukshmërisë, paraqitje të ngricave, rrugët bëhen më të rrëshqitëshme dhe qarkullimi nëpër rrugë vështirësohet.
“Drejtuesit e automjeteve duhet të posedojnë pajisje dimrore dhe të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut.
Policia e Kosovës me njësitet e saj vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me regullat në trafik, masa ndëshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veqanti atyre me fatalitet që po paraqesin shqetsim për të gjithë dhe po shkaktojnë humbje të jetëve njerëzore”, thuhet në komunikatën e Policisë./Arbresh.info
Kurti: Epopeja e UÇK-së, kthesë vendimtare drejt lirisë dhe ...
Aksident në Sllatinë, një cisternë del jashtë rrugës
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
A po formon Osmani një listë të re politike? Presidenca i qu...
Osmani për Epopën e UÇK-së: Histori që vazhdon të jetojë si ...
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin ...