Qyteti i Fushë Kosovës po vazhdon të përballet me numrin e madh të taksive ilagale.
Shpesh ky numër kaq i madh të cilët kanë për destinacion Prishtinën, bën që të ketë bllokim në komunikacion, por në anën tjetër po ua pamundësojnë punën edhe taksive që kanë licencë, por edhe linjave të autobusëve që shpesh edhe kanë protestuar.
Por, sot Policia e Kosovës bashkë me inspektorët kanë dalë në terren dhe kanë marrë masa ndaj taksive ilegale.
Ata kanë qëndruar për disa orë radhazi tek rrethi kryesor në Fushë Kosovë, ku kanë ndaluar dhe u kanë dhënë dënime shoferëve që operojnë në mënyrë ilegale, përcjellë Indeksonline.
Kujtojmë që gjatë javës që lamë pas një femër është sulmuar seksualisht nga një shofer i një taksi ilegal në Fushë Kosovë. Rasti është raportuar në polici i cili edhe është duke u hetuar.
Ndryshe, ligji e parasheh se gjobat për taksi ilegal janë prej 100-800 euro.
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...