Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan ka realizuar një vizitë në Kopshtit e fëmijëve ,,Ardhmëria’’ në qytetin e Gjilanit.
Sipas njoftimit kjo vizitë është realizuar në bashkëpunim me drejtorinë dhe stafin e këtij kopshti.
Zyrtarët policor me këtë rast përmes të një ligjërate kanë njoftuar fëmijët për rregullat dhe sjelljen e tyre në komunikacionin rrugor
“Në ligjëratë përveç stafit edukator kanë marrë pjesë rreth tetëdhjetë (80) fëmijë, janë pranuar shumë pyetje të fëmijëve në lidhje me detyrat dhe angazhimet e zyrtarëve policore. Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e policisë. /Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...