Policia në Gjilan bashkë me organizatën joqeveritare Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” në Gjilan kanë mbajtur një ligjëratë informuese (vetëdijësuese) me temën “Martesat e hershme, parandalimi dhe masat ligjore’’.
Në këtë ligjëratë, pjesëmarrësit janë informuar se so ata mund të ndikojnë në komunitetin e tyre, në aftësimin dhe vetëdijësimin e fëmijëve për ngritjen e edukimit dhe arsimimit në mënyrë që të parandalohen martesat e hershme, shkruan Arbresh.info.
“Njësiti në komunitet nga Stacioni Policor Gjilan me 24.08.2023 në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare ,,Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” në Gjilan kanë mbajtur një ligjëratë informuese (vetëdijësuese) me temën ,,Martesat e hershme, parandalimi dhe masat ligjore’’. Ligjërata është mbajtur në lagjen ,,Avdullah Presheva’’ në Gjilan, në të cilën pjesëmarrësit e komuniteteve të lartcekura kanë marrë informatat e duhura se si ata mund të ndikojnë në komunitetin e tyre, në aftësimin dhe vetëdijësimin e fëmijëve për ngritjen e edukimit dhe arsimimit në mënyrë që të parandalohen martesat e hershme të cilat janë të ndaluara edhe me ligje të aplikueshme në Republikën e Kosovës, e që më së miri përcaktohen me Kodin Penal të Kosovës dhe Ligjin mbi familjen.”, thuhet në njoftimin e Policisë./Arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...