Policia e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot organizon konferencën, e cila i dedikohet gjendjes së sigurisë në trafik, masat e ndërmarra, bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve me akterët tjerë, si dhe lansimin e projektit sensibilizues të titulluar “ Përqendrohu në Ngasje”.
Kjo fushatë e radhës është organizuar nga Divizioni i Komunikacionit Rrugor, e përkrahur dhe mbështetur edhe nga partnere të tjerë, e cila ka për qëllim senzibilizimin e pjesëmarrësve ne trafik, konkretisht mbi përqendrimin e shoferëve në ngasje të automjeteve, pasi një numër i lartë i aksidenteve fatale janë shkaktuar kryesisht nga shpërqendrimi në ngasje, e që ka rezultuar me vetë aksidente.
Në këtë konference përveç përfaqësuesve te PK-se, gjithashtu do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës, Federatës se Auto shkollave, AMRKS-së dhe Kolegji Tempulli.
Ish-ambasadori holandez thirrje liderëve politikë në Kosovë:...
Miratohet ligji për sigurimet shëndetësore
Prishtina 01 – Liqeni, finalja e madhe për trofeun e Kupës s...
Uji i pijshëm nga Badovci, KRU “Prishtina”: Analizat bëhen 2...
Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë
Mimozës i vjen dron në Ferma VIP me një mesazh nga Dafina Ze...