Në një shtëpi në rrugën “Qeta e Minatorëve” është lokalizuar nga policia pasi që dyshohet për posedim të pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave.
Rastin për “Arbresh.info” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për veri, Veton Elshani.
Elshani bëri të ditur se gjatë ditës së sotme njësia e hetimeve kundër narkotikeve DRP-Veri ka arritur ta lokalizojë një shtëpi banimi në rrugën ‘Qeta e Minatorëve’ ky i dyshuari kishte pasur pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
“Më datën 09.05.2023, rreth orës 11:00, njësia e hetimeve kundër narkotikeve DRP-Veri e mbështetur nga njësitë e DRP-Veri pas një pune hetimore – operative ka arritur ta lokalizojë një shtëpi banimi në rrugën ‘Qeta e Minatorëve’ ky i dyshuari kishte pasur pajisje për prodhimin e kriptovalutave. Nga njësitë e Doganës së Kosovës është bërë konfiskimi i pajisjeve në fjalë si në vijim: Antiminer T9 – 16 copë, Antiminer S9 – 13 copë, Kartela Grafike 4Gb – 32 copë, Kartela Grafike 8 GB 33 copë, Poëer Suplyer – 10 copë”, tha Elshani./Arbresh.info/

PDK-ja, kundër kandidatit Andin Hoti për president
Kosova pa emër për president, Tahiri: Mungesa e procesit pol...
Avni Dehari për emrin e Andin Hotit për President: S’e di, p...
Kusari-Lila nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e naftës...
Hamza: Nuk ka marrëveshje për kandidat për president, të tje...
Haliti: Deri tani janë përmendur 4-5 kandidatë për president