Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në fshatin Terrnafc të Skenderajt, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur fillimisht pesë fishekë, ndërsa më pas i është gjetur dhe konfiskuar arma pushkë automatike me 16 fishekë.
“Në orët e mbrëmjes së datës 21 qershor 2024, në Stacionin Policor Skenderaj, është raportuar se në fshatin Terrnafc janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Mbi bazën e informatës njësitet policore kanë ndërmarrë veprime policore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij fillimisht i janë gjetur pesë (5) fishekë, ndërsa më pas i është gjetur dhe konfiskuar arma pushkë automatike me gjashtëmbëdhjetë fishekë. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se në shtëpi posedonte edhe një armë pistoletë me gaz të cilën e kanë konfiskuar”, thuhet në njoftimin nga policia.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe “përdorim i armës”./Arbresh.info/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...