Policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë në dy raste të ndara në Skenderaj.
Sipas njoftimit, lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të cilët janë liruar në procedurë të rregullt, shkruan Arbresh.info.
“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në dy raste të ndara kanë konfiskuar dy armë zjarri. Konfiskimi i dy armëve të llojit Pistoleta, është realizuar gjatë kontrolleve të detajuara ku tek personat e dyshuar u janë gjetur në posedim dy pistoletat. Pas intrevistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se ndaj tyre është inicuar rasre për veprën penale ,”Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Arbresh.info/
Dy përballje të forta sot në Superligën e Kosovës
27 vjet nga masakra në Rezallë ku u ekzekutuan 98 shqiptarë
Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente, i ndërron e...
Begaj uron besimtarët e krishterë për Pashkët: Shpresë, paqe...
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re