Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin e përfshirjes së tyre në veprën penale ‘Blerja, posedim, shperndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge’.
Në komunikatën e policisë thuhet se gjatë kontrollit të detajuar të veturës është vërejtur se ka dysheme të dyfishtë.
Rasti ka ndodhur në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë.
Komunikata e plotë:
Më 28.03.2019 në ora 11:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, gjatë realizimit të detyrave zyrtare të zyrtarëve policorë dhe zyrtarëve të Doganës së Kosovës, një veturë me targa të Republikës së Shqipërisë është caktuar për kontroll në ‘vijën e dytë’.
Gjatë realizimit të kontrollit të detajuar të veturës është vërejtur se ka dysheme të dyfishtë. Pas hapjes së hapësirës është vërejtur se aty është fshehur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Për rastin është njoftuar njësiti i antidrogës së Prizrenit, të cilët kanë sekuestruar gjashtëmbëdhjetë paketime të mbështjella, me peshë të përgjithshme: 16 kg e 954 gr. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shtetas të Republikës së Shqipërisë. Kurse, si provë materiale është konfiskuar një veturë dhe dy telefona celularë. Me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin