Policia e Kosovës njofton se ka sekuestruar 13 metra kub dru në fshatin Maqitevë të Suharekës.
Siç thuhet në njoftim, dy ditë më parë policia ka marrë informacion se disa persona janë duke bërë prerje ilegale të pyllit në parkun nacional.
“Policia menjëherë ka reaguar dhe zyrtarët policorë kanë shkuar në drejtim të fshatit Maqitevë, ku kanë takuar dy të dyshuar, familjarë në mes vete, të cilët kishin ngarkuar një kamion me dru si dhe një kombi”, thuhet në njoftim, përcjell arbresh.info.
Drutë janë sekuestruar dhe janë dërguar në nënstacionin policor në Mushtishtë, në ndërkohë janë informuar edhe inspektorët e pylltarisë për procedura të mëtejme.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër