Policia e Kosovës ka njoftuar se vrasja te Parku i Qytetit në Prishtinë, ka ndodhur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot kemi pranuar një informacion se te Parku i Qytetit ka pasur një gjuajte me armë. Si pasojë, dy persona janë dërguar në QKUK, por njëri nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve”, ka thënë Ahemti, duke shtuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë rreth orës 13:00.
Ahmeti ka njoftuar se Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin dhe detajet e tjera do t’i japë gjatë ditës.
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj
Inteligjenca Artificiale ndihmon në identifikimin e gjurmëve...
Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut
Si ndihmon vitamina E në lëkurë dhe flokë?
Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, Rama: Flamuri kuqezi val...
Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike D...