Policia e Kosovës ka konfirmuar për Arbresh.info se sot rreth orës 11:30 ka pranuar një raport për një incident të rëndë në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë, ku një person ka rënë nga lartësia e një objekti.
Njësitet policore, bashkë me ekipet e emergjencës, kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjekët emergjentë kanë konstatuar se viktima, një mashkull rreth moshës 25-vjeçare, ishte pa shenja jete në momentin kur është gjetur.
“Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e pasme të hotelit “Grand”, një objekt i njohur në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se viktima ka qenë duke punuar në pastrimin e xhamave në momentin e incidentit.
Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në orët në vijim.
Lexo edhe:
Ra nga kati i 13-të, viktima është një 25 vjeçar, i cili po pastronte xhamat e hotelit
Samiti IV i Diasporës, Hoxha: Tre ditë bashkëpunimi me shqip...
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...