Policia e Kosovës konfirmon se mbrëmë në rrugën “Muharrem Fejza” është sulmuar një person nga disa të dyshuar që për momentin janë të panjohur për Policinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti tha se policia është njoftuar se mbrëmë rreth orës 23 e 30 ka ndodhur një sulm ndaj një personi.
Sipas saj rasti është kualifikuar si lëndim trupor ndërsa policia po vazhdon hetimet.
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se mbrëmë është sulmuar shoqëruesi i sekretarit organizativ Dardan Molliqaj.
Sipas VV-së Agron Kabashi është sulmuar me shufra hekuri derisa shoqëronte për në banesën e tij Dardan Molliqajn në lagjen Mati 1.
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë