Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e një personi në Fushë Kosovë.
Sipas raportit të policisë, viktima ishte zyrtar policor jashtë detyrës si kalimtar rasti i cili ishte plagosur nga dy grupe që kishin mosmarrëveshje në mes vete, shkruan Arbresh.info.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Sipas policisë, lidhur me rastin janë intervistuar dy të dyshuar kosovarë të cilët janë liruar në konsultim me prokurorin, ndërsa një i dyshuar tjetër është arratisur nga vendi i ngjarjes.
“Njësitet policore me urdhër të prokurorit kanë kryer bastisje në lidhje me rastin, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar. Në konsultim me prokurorin, janë inicuar veprat e cekura penale, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...