Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e dy personave.
Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra, në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, tentim vjedhje, që ka ndodhur në shtator të vitit 2022, në zyrat e një marketi në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192, thuhet në njoftimin nga Policia. /arbresh.info/


Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës