Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 24-vjeçarit, pasiqë i njëjti dyshohet për aksident trafiku me fatalitet.
Sipas njoftimit, i dushuari Aaron Rexhaj u lind në Paderborn të Gjermanisë, ndërsa tani është me vendbanim në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar për shkaktim të aksidentit me fatalitet në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftim.
“Kinezi”, siç njihet me nofkën e tij, ishte i njohur për organet e ndjekjes. Edhe në vitin 2021 Aaron Rexhaj ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.
Ai kërkohej për veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. /Arbresh.info/

Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...
Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet anija e mallrave në Ngush...