Policia e Kosovës ka publikuar të martën fotografinë e një personi të dyshuar për veprën penale “lëshim i çeqeve pa mbulesë”, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.
Sipas njoftimit zyrtar, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të Prokurorisë kompetente, ka bërë publike fotografinë me qëllim që të sigurojë informacione që mund të çojnë në identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën lëshim i qeqeve pa mbulesë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Arrestohet Gjesti
FFM dënon Shkëndijën me 5 mijë euro dhe hap procedurë të re ...
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të/ Çfarë po ndodh në frontin e...
ME: Kërkesa e presidentes për mineralin erdhi vetëm një ditë...
Ishte zhdukur nga 7 marsi, gjendet i vdekur Alush Kastrati
Leverkusen – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare