Google ADS

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e dy personave të dyshuar për përdorim të armës

15:16 | 11 Qershor 2024
K.B

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët për dy persona të dyshuar që kërkohen për përfshirje në një rast, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, që ka ndodhur qershor të vitit 2023.

Policia apelon tek qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192, shkruan Arbresh.info

Njoftimi i plotë:

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, që ka ndodhur qershor të vitit 2023.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme