Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për dhënie të informacioneve rreth një vajze të dyshuar për falsifikim të parave.
Policia ka publikuar edhe fotografitë e të dyshuarës duke bërë thirrje që të gjithë ata që kanë ndonjë informatë të lajmërojnë organet e ndjekjes, shkruan arbresh.info.
“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, me autorizimi të Prokurorisë Themelore në Prizren, bazuar në ligjin për publikimin e fotografive me qëllim të identifikimit të personit, e me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët ; Personi i kërkuar është: NN, i gjinisë femërore. E dyshuara kërkohet për veprën penale sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prizren: Falsifikim i parasë nga neni 296, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Policia ka publikuar edhe kontaktin ku mund të telefononi dhe të dërgoni email nëse keni ndonjë informacion rreth personit në fjalë./arbresh.info/


Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondste...
Hekuran Gashi falënderon mbështetësit dhe fton qytetarët të ...
AAK përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim të pagave ...
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...