Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Në njoftim thuhet se personi në fotografi dyshohet se ka kryer veprën e lartëcekur më 06.11.2024 në rrugën “Fitorja” në fshatin Letanc të Podujevës.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja e rëndë” të ndodhur më 06.11.2024, në rrugën “Fitorja” në fshatin Letanc në Podujevë, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së tij. Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...