Policia e Kosovës ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët në përpjekje për të identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas njoftimit zyrtar, kërkesa është bërë me autorizim nga prokuroria kompetente, ndërsa bashkëngjitur me njoftimin policia ka publikuar edhe fotografinë e personit që kërkohet për identifikim.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin 192 apo përmes emailit: [email protected]
,” thuhet në thirrjen e Policisë së Kosovës.
Policia garanton konfidencialitet të plotë për të gjithë qytetarët që ofrojnë informacione relevante. /Telegrafi/

Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...