Pas reshjeve të fundit të borës, është shtuar fluksi i vizitorëve në Brezovicë dhe sot për në qendër të skijimit janë drejtuar një numër i madh i automjeteve si dhe autobusëve me nxënës të shkollave të mesme dhe fillore nga të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës në ekskursione njëditore.
Autobusët që i bartnin këta nxënës kanë qenë pa pajisje adekuate dimërore dhe nuk kanë mundur që ti transportojnë nxënësit deri te qendra e skijimit. Kjo ka bërë që nxënësit me profesorët e tyre kanë qenë të detyruar që pjesën e rrugës prej rreth 10 km ta vazhdojnë në këmbë, për çka disa prej tyre nuk kanë pasur kondicion dhe kanë ngecur prapa grupeve dhe policia gjatë patrullimit në rrugën Brezovicë-Qendra e skijimit, kur ka hasur në këta nxënës, i ka transportuar deri te terenet e skijimit, ku numri i tyre ka qenë rreth 60 nxënës.
Policia apelon tek drejtorët e shkollave dhe organizatorët e këtyre ekskursioneve që të sigurohen se firmat transportuese t’i kenë autobusët e përgatitur me të gjitha pajisjet dimërore për kushtet e tanishme atmosferike, me qëllim që fëmijët mos të jenë të detyruar që të ecin këmbë dhe njëherit të jenë nën mbikëqyrjen e pandërprerë të përcjellësve të tyre e jo të ndahen nga grupi i shkollës, pasi që në këtë teren ka reshje të mëdha të borës dhe në çdo moment mund të rrezikohet siguria e tyre.
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...