Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Në njoftimin e lëshuar, thuhet se njësiti i hetimeve të stacionit policor të Podujevës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon informacion nga qytetarët për të ndihmuar në identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar, i cili është shfaqur në fotografi.
Policia ka ftuar çdo qytetar që ka ndonjë informacion të lidhur me rastin të kontaktojë me ta në numrin e telefonit 192.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Podujevës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për veprën vjedhje e rënd”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë
“Ora e Fundit” për Trafikantët, Policia e Kosovës sekuestron...
Liderët botërorë urojnë Vitin e Ri
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...
OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kom...