Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e Veton Hoxhës, i dyshuar për vrasje të rëndë.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur më 29 janar, , rreth orës 02:00, në rrugën “ Transiti i ri” në Prizren ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave , në atë rast janë shkrepure edhe armët, dy persona kanë pësuar lëndime, tre armë pistoleta janë sekuestruar.
“Andaj me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografisë së dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë