Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim më qytetarë për identifikimin dhe kapjen e një personi i cili dyshohet se në një shtëpi private në Ferizaj ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Policia ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook një video, ku shihet i dyshuari në fjalë teksa futet në shtëpinë e viktimës, me ç’ rast kishte vjedhur stoli të arit, një orë dore dhe para, përcjell Arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar, i cili dyshohet se me datën 06.04.2024 rreth orës 16:00 në rrugën “Nazmi Uksmajli” në Ferizaj në një shtëpi private ka kryer ‘’Vjedhje të rëndë ’’ të stolive të arit, një orë dore dhe një shumë të caktuar të parave”, thuhet në njoftim.
“Deri më tani i dyshuari i kësaj ngjarje nuk është identifikuar dhe policia rajonale e Ferizajt kërkon bashkëpunim nga qytetarët, që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitentit të tij, të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”, thuhet më tej në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...