Tre persona janë arrestuar në Deçan, të dyshuar për veprat penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në bjeshkët e Strellcit.
Njësitet relevante të Stacionit Policor në Deçan kanë gjetur dhe sekuestruar 14 gëzhoja të kalibrit 9 mm, të cilat janë marrë si prova materiale.
“Pas një pune intensive tё hetuesve me datë, 09-10.07.2025, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar, në koordinim me prokurorin e Shtetit është kryer kontroll/bastisje në shtëpitë e personave të dyshuar aty janë gjetur dhe sekuestruar: një (1) armë pistoletë Sig Sauer mod.365 kal: 9 mm dhe dy karikatorë; një (1) armë pistoletë Stoeger kal: 9 mm dhe një karikator; një (1) armë pistoletë ZVS kal: 9mm dhe një karikator”, njofton policia.
Pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të Prokurorit të Shtetit./Arbresh.info


Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketbo...
Policia e Kosovës: Festoni me zemër, me kujdes dhe përgjegjë...
Zbulohet data kur nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...