Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia në Prishtinë, pas pranimit të informatës se një i dyshuar përmes biznesit të tij, po vë në qarkullim monedha që dyshohet se janë të falsifikuara, ka filluar dhe ka zhvilluar hetimet për disa javë ndaj një të dyshuari.
“Sot, më 13.02.2019, hetuesit policorë së bashku me inspektorë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, kanë inspektuar aktivitetin tregtar të të dyshuarit në Prishtinë. Policia tek i dyshuari ka gjetur dhe më pas ka sekuestruar një shumë monedhash metalike (euro)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në pronësi të të dyshuarit janë gjetur:
172 copë X 2 = 344.00 euro dhe
236 copë X 1 = 236.00 euro.
Gjithsej janë konfiskuar monedha metalike në vlerë prej 580 euro.
I dyshuari H. B. lindur në vitin 1968, m/sh/k është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në ndalim policor për 48 orë./arbresh.info

Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...