Policia e Kosovës ka konfirmuar se kanë përfunduar protestat në tri komunat veriore, teksa ka paralajmëruar hetime për sulmet ndaj gazetarëve.
Në një komunikatë për medie, Policia ka deklaruar se sulmet ndaj medieve të ndryshme janë veprime kriminale.
“Pengimi i gazetarëve në kryerje të detyrës, cenimi i shprehjes së lirë, pengimi i pasqyrimit të situatës reale, si dhe dëmtimi i automjeteve janë veprime kriminale, të cilat do të hetohen nga Policia e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Organet e rendit thonë se siguria në veri sot ka qenë e qetë, ndonëse pak e brishtë, teksa ka njoftuar për sulmet që janë bërë ndaj ekipeve të gazetarëve atje.
“Në orët e pasdites, protestat pran objekteve të tri komunave në veri të vendit Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan kanë përfunduar, përjashtuar një numër i vogël i protestuesve vazhdojnë të qëndrojnë pranë komunës së Leposaviqit. Monitorimi i situatës dhe angazhimet policore të koordinuara me institucionet relevante të sigurisë kanë vazhduar në të gjitha lokacionet”, përfundon Policia.
Për dallim nga dita e djeshme, sot protestat në veri të vendit kanë qenë më të qeta, përjashto disa sulme ndaj ekipeve të medieve.
Ndërkaq, nesër pritet një protestë edhe më e madhe nga serbët, të cilët kanë deklaruar se nëse nuk lirohen serbët e arrestuar për sulmet e djeshme ndaj KFOR-it dhe nëse nuk lirohen objektet komunale nga njësitet e Policisë së Kosovës, ata do të organizohen edhe më shumë në numër./Arbresh.info
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para
Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë