Policia e Pejës ka konfirmuar rastin e vrasjes që ka ndodhur para rreth gjysmë ore në këtë qytet.
Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar rastin për KALLXO.com.
“Po, është e vërtetë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Viktima është i gjinisë mashkullore”, tha Rugova për KALLXO.com.
Zëdhënësi tha se këto janë informacionet e vetme që mund t’i japë për momentin.
Vrasja ka ndodhur në afërsi të Fabrikës së Bukës.
Po ashtu, KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihen ekipet e Policisë.
Këto janë fotot nga vendi i ngjarjes.



Ramiz Lladrovci voton me familjen: Besoj fort se këto zgjedh...
Glauk Konjufca ushtron të drejtën e votës
Mbi 160 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00
Votimi i organizuar në veri, Elshani: Jemi në kontakt me KQZ...
Kryesuesi i KQZ-së takohet me ambasadorin britanik, e falënd...
Abdixhiku pas votimit: Duhet të largohemi nga kjo zymësi e p...