Policia e Kosovës, ka dhënë detaje rreth incidentit të djeshëm që ndodhi në Kuvendin e Kosovës mes deputetit të Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshnica, dhe deputetëve të LDK-së, Kujtim Shala e Arben Gashi, raporton arbresh.info.
Sipas policisë, palët janë intervistuar nga policia dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Palët janë intervistuar nga policia. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia.
Dje (e martë) deputeti i Vetëvendosjes ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga dy deputetët e LDK-së, Arben Gashi dhe Kujtim Shala./arbresh.info/
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës