Mëngjesin e sotëm është vjedhur arka me peshë 300 kilogramë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veteranisë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ai po ashtu tha se njësitet kompetente janë ende në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
“Me datë 22.10.2020. në ora 08:05, ne Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, tha Kelani.
Ndërsa të mërkurën, është bërë publike se në Thesarin e Shtetit janë vjedhur 2.1 milionë euro e për këtë është arrestuar një zyrtarë i ministrisë së Financave. Dy të dyshuar janë në arrati./arbresh.info/
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...