I riu Agon Zejnullahu vdiq në orët e para të së hënës në Lipjan.
Detaje nga vdekja e tij dha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas Borovcit, viktima pak para se të humbte jetën, dyshohej se ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.
“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante hetimore dhe Prokurori për Krime të Rënda. Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Borovci.
Lexo edhe:
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...
Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për...
Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik, ...
Finalja Kosovë–Turqi, Maqedonci e ndjek nga afër me CEO-n e ...
Kurti para ndeshjes me Turqinë: Drejt fitores, drejt Botëror...
Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që sy...