Një person ka humbur jetën në fshatin Manastiricë të Kosovës, pas dyshimeve se është goditur nga rryma elektrike. Nga Policia kanë bërë të ditur se viktima nuk ishte punëtor i KEDS -it dhe se po hetohen rrethanat e rastit.
Në mbrëmjen e 28 shkurtit 2026, rreth orës 22:00, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në fshatin Manastiricë, ekipi i emergjencës mjekësore ka konstatuar vdekjen e një personi.
Sipas njoftimit, viktima R.B., rreth 50 vjeç, dyshohet se ishte ngjitur në një shtyllë elektrike për të rregulluar një problem elektrik, ku më pas dyshohet se është goditur nga rryma elektrike dhe ka pësuar lëndime fatale.
Autoritetet kanë bërë të ditur se viktima nuk ka qenë punëtor i KEDS – Kosovo Energy Distribution Services.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues policorë nga stacioni i Prizren, njësia e forenzikës dhe hetues rajonalë, të cilët kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Prishtinë, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.
Hetuesit policorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, po vazhdojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Si është situata në vendet e Gjirit?
Me një orë vonesë, nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm ...
Kallas: Vdekja e Khameneit moment përcaktues për Iranin
Presidenti i Federatës iraniane tregon se a do të marrin pje...
Tensionet në Lindje, ambasadat evropiane bëjnë thirrje për r...
Kush është në krye të Iranit tani dhe çfarë ndodh më pas?