Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjakovën mbrëmë, ku në rrugën “Bardhyl Qaushi”, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt disa individëve,
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, kur i dyshuari, mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë. Gjatë të shtënave, një predhë ka goditur edhe një vajzë të mitur e cila ka qenë kalimtare e rastit.
Si pasojë, e mitura ka pësuar lëndime trupore dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku po merr kujdesin e nevojshëm. Nga informacionet e para, gjendja e saj është e stabile.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, ku kanë kryer kërkimet dhe gjetjen e katër gëzhojave, si dëshmi materiale. Policia ka konfirmuar se rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa hetimet intensive janë duke u zhvilluar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori kompetent, ndërkohë që autoritetet policore bëjnë apel te qytetarët me çdo informacion të rëndësishëm që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
LEXO EDHE:
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kalimtare e rastit
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr