Një incident me armë zjarri ka ndodhur të enjten mbrëma në lagjen Arbëria (ish-Dragodan) të Prishtinës, rreth orës 23:10, ku si pasojë një person është plagosur dhe një tjetër është arrestuar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 14 gëzhoja dhe 11 fragmente predhash.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe tre fishekë.
“Prishtinë 24.07.2025, 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 14 gëzhoja si dhe 11 fragmente të predhave. Lidhur me rastin viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe tre fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Incident me armë zjarri në Prishtinë, raportohet për persona të plagosur
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...
Benita kërkon këngën e Endrit për “inat” të Klodit!