Policia e Kosovës e ka arrestuar ish-moderatorin dhe menaxherin e disa këngëtarëve Meriton Mjekiqin.
Mjekiqi është arrestuar në afërsi të Fushë Kosovës, pasi që dyshohet se ishte i përfshirë në një incident me armë zjarri.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se incidenti ka ardhur pas një mosmarrëveshje në trafik.
“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”.
Cana: Lojtarët e Kosovës kanë bërë diçka të jashtëzakonshme
Ministri i Sportit pret në takim homologun turk para ndeshje...
Sylvinho para miqësores ndaj Ukrainës: Jemi të mërzitur, nuk...
Fisnik Asllani me postim emocionues para përballjes ndaj Tur...
Policia rrit prezencën, K9 në terren para ndeshjes Kosovë-Tu...
BBC: Kosova në eufori ndërsa ëndërron historinë e Kupës së B...