Policia jep detaje për përleshjen në Lipjan: Gjashtë të lënduar, katër të shoqëruar në stacion

15:36 | 19 Korrik 2025
E.K

Një përleshje fizike mes disa të rinjve ka ndodhur këtë të shtunë në një kafene pranë stacionit të Policisë në Lipjan.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje për rastin për Arbresh.info, duke bërë të ditur se si pasojë e konfliktit janë lënduar gjashtë persona, të cilëve u është ofruar ndihma mjekësore.

Sipas saj, dy prej të lënduarve janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm, nën përcjellje të policisë, ndërsa katër të tjerët, pas trajtimit fillestar, janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

“Sot rreth orës 11:30 është pranuar informata për një rrahje në një lokal në Lipjan. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes gjashtë persona janë lënduar dhe të njëjtëve menjëherëu është ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor . Dy nga personat e lënduar nën përcjellje të policisë janë duke u trajtuar në QKUK, ndërkohë që katër të tjerë pas trajtimit mjekësor, janë shoqëruar në polici për intervistim”, tha ajo./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Rrahje mes dy grupeve në një lokal në Lipjan, gjuhen me gota qelqi