Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me kanosjen që i është bërë kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 11:15.
“Rr.’UÇK-së’, Prishtinë 23.12.2019-11:15. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se një i dyshuar mashkull K/Shqiptar ka hyrë në objekt dhe duke e ofenduar verbalisht ka kërkuar takim me Kryetarin e Komunës. Dyshohet se një ditë më parë përmes mesazhit telefonik kishte kanosur të njëjtin. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...