Policia e Kosovës ka dhënë detaje për gjuajtjen me armë në Prishtinë, ku si pasojë e një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve janë përdorur edhe armët, transmeton arbresh.info.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” të mërkurën rreth orës 00:20, ndërsa si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime nga armë zjarri.
Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një armë dhe katër fishekë.
Njëri nga të dyshuarit gjendet ne arrati, ndërsa tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?