Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të gjerë në Prishtinë, duke arrestuar dy persona nën dyshimet për përfshirje në një sërë veprash penale, përfshirë fajde, shpëlarje parash, kanosje, falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.
Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Speciale, kanë zhvilluar veprime hetimore që kanë çuar në arrestimin e të dyshuarve B.M dhe Q.M.
Policia ka bastisur katër lokacione të ndryshme që lidhen me të dyshuarit, përfshirë shtëpi, banesa dhe biznese.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
‘Hetuesit policorë me autorizim të Prokurorisë Speciale, më 05.09.25 kanë zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në katër (4) lokacione (shtëpi, banesa, biznese dhe objekte përcjellëse) të personave të dyshuar, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale, të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Speciale, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet ne njoftim./Arbresh.info
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...