Dy gra kanë humbur jetën të hënën mbrëma në një vetaksident që ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:11, kur një veturë, e drejtuar nga një grua kosovare, ka dalë nga rruga. Në veturë ndodhej edhe një pasagjere.
Të dyja u dërguan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por mjekët konfirmuan se kishin ndërruar jetë nga lëndimet e marra.
Me vendim të prokurorit, trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
‘Fushë Kosovë / 19.05.2025 – 22:11. Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë që drejtohej nga një femër kosovare. Drejtuesja e veturës e po ashtu edhe pasagjerja kosovare janë dërguar në QKUK ku nga mjekët është konstatuar se të dyja kanë ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupat e viktimave janë dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Vetaksident fatal në Fushë Kosovë, humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë
Rrëshqitje gurësh në rrugën Pejë-Rugovë, vështirësohet qarku...
Bllokohet qarkullimi në aksin Qafë Thore-Theth, shkak ortekë...
Kaja Kallas i përgjigjet ShBA-së: Evropa ka një standard jet...
Haxhiu pret përfaqësuesit e komunitetit Ashkali: Diversiteti...