Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Tringë Smajli në sheshin e Prishtinës, ku një person me motoçikletë ka shkelur një person të moshuar, duke i shkaktuar lëndime.
Lidhur me këtë zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha në një prononcim për arbresh.info ka thënë se personi i lënduar është dërguar në QKUK për ekzaminim mjekësor.
“Rreth orës 21:40, në Prishtinë, një motoçikletë ka goditur një person. Policia ka reaguar menjëherë në atë rast. Personi i goditur është dërguar për ekzaminim mjekësor në QKUK. Përderisa njëri nga të dyshuarit është ndaluar nga policia dyshohet edhe për një person tjetër i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitet relevante policore janë ne proces të hetimeve intensive për sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit” tha Hoxha./arbresh.info/
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...
Petkoviq: Marrëveshja për Ligjin për të Huajt nuk nënkupton ...
SHBA bombardon pranë Hormuzit/ Goditi objektet ushtarake, jo...