9 vetura dhe një kamion janë përfshirë në aksidentin për të cilin arbresh.info ka raportuar pak minuta më parë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar këtë.
Ajo për arbresh.info ka thënë gjithashtu se lëndime kanë marrë tre persona.
“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Agim Rmadani në Prishtine. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit deri tani ndihme mjekësore u është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë Ahmeti.
Ndryshe arbresh.info ka sjell pamje drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes./Arbresh.info/

Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr
Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...