Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për aksidentin e djeshëm tek rruga “B”, në Prishtinë ku si pasojë e goditjes nga vetura, mbeti e vdekur një 30 vjeçare.
Sipas policisë, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet e tipit BMW dhe dy këmbësore.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësoret:
“> F.R, femër 23 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës dhe
> L.A, femër 30 vjeç shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Ngasësi i automjetit BMW, L. M, mashkull 20 vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Trupi i viktimës L. A. është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.”
Në gjendje të rëndë dhe në trajtim është edhe e aksidentuara tjetër. Lajmin për vdekjen e 30-vjeçares e ka konfirmuar komandanti i Policisë së Trafikut të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.
“Policia është informuar nga QKUK se rreth orës 22:10 njëra nga të lënduarat në aksidentin i cili ka ndodhur të hënën te ‘Rruga B’ ka ndërruar jetë”, ka deklaruar ai.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
E ndjera ka lënë pas një djalë 3-vjeçar
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...