Disa persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë dhe më pas njëri nga të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur.
Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur enjten rreth orës 20:53 në rrugën “Adem Voca”, në Mitrovicë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një predhë.
“Rr. Adem Voca, Mitrovicë Jugu 03.04.2025, 20:53. Eshtë raportuar se persona të panjohur i kanë sulmuar fizikisht dy ankuesit meshkuj kosovarë dhe më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një predhë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...