Në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në qytetin e Kaçanikut, duke zhvilluar një operacion të gjerë në kuadër të hetimeve për vrasjen e Rreshterit Muhamed Lika.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar nisjen e aksionit dhe ka shtuar se operacioni po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me organet e drejtësisë.
Ai shtoi se informacione të mëtejshme do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit.
“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante ka filluar një operacion policor, i cili po realizohet në komunën e Kaçanikut. Edhe në këtë rast pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë”, tha ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Raportohet sërish për aksion policor në Kaçanik lidhur me vrasjen e rreshterit Lika
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...