Shtatë persona janë intervistuar nga policia sot në Prizren pasi që dyshohet se kanë kryer veprën penale “falsifikim i parasë”.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion me urdhër të Gjykatë Themelore ne Prizren sot ka kryer kontrolle në gjashtë lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit.
Janë kontrolluar shtëpi dhe objekte përcjellëse të personave që dyshohen se kanë falsifikuar para.
“Policia ka intervistuar shtatë persona të dyshuar (LK., B.D., Xh.B., B.B., V.B., P.K. dhe F.Q.) dhe gjatë kontrollit të pronave të të dyshuarve është arritur të sekuestrohen në cilësinë e provave materiale këto dëshmi: 9,930.00 euro, 380 franga zvicerane, 272 euro para metalik, 7 telefona celular, një pistoletë, 90 fishkë, dy karikatorë, dy boksa të hekurit, një shufër metalike dhe një elekto-shok”, thuhet në njoftim.
Paratë e sekuestruara në shtëpinë e të dyshuarit L.K., 272 euro (para metalike me prerje 2 euro), dyshohet se janë të falsifikuara ndërsa paratë në vlere prej 9,930.00 euro, janë sekuestruar pasi dyshohet se janë përfituar me vepër penale.
Pas intervistimit të të dyshuarve, sipas udhëzimeve të prokurorit të çështjes, të dyshuarit janë liruar dhe ndaj tyre rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Ambasada zvicerane demanton pretendimet se Zvicra po kërkon ...
Si operojnë kompanitë e Elektroprivredës së Serbisë me seli ...
Londrimi “çmendet” pas këngës së Remzije Osmanit
Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Të dy vendet tona k...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...