Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj), ka hartuar dhe zbatuar një plan operativ me qëllim të identifikimit të fëmijëve lëmosh-kërkues si viktima të mundshme të trafikimit.
Zbatimi i këtij plani është shtrirë në tërë territorin e vendit dhe në zbatim të tij janë përfshirë njësi të ndryshme policore, prokuroria dhe Qendra për Punë Sociale.
Gjatë realizimit të këtij plani (24 deri më 28 tetor 2022), janë identifikuar 33 fëmijë lëmosh- kërkues (21 shtetas të Kosovës dhe 12 shtetas të Shqipërisë), po ashtu janë identifikuar edhe 27 lëmoshë kërkues të rritur (16 shtetas të Kosovës dhe 11 shtetas të Shqipërisë). Numri i përgjithshëm i lëmosh-kërkuesve ka qenë 60 lëmoshë kërkues.
Të gjithë fëmijët lëmosh-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre dhe të pajisur me dokumente. Në prani të punëtorit social, të gjithë fëmijëve u është plotësuar formulari me shënime dhe janë marre në pyetje familjaret e tyre me qëllim të identifikimit të viktimave potenciale të trafikimit me njerëz.
Policia ka iniciuar 18 rate penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ ndaj 22 të dyshuarve. /arbresh.info/
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...
Amir Rrahmani fiton Superkupën e Italisë, Napoli mposht në f...
“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ ...
Vetura përplaset me turmën e paradës në qytetin holandez Nun...