Sot në rrjetin social “Facebook” u bë e ditur se kanë humbur tre fëmijë në fashtin Bardhosh të Prishtinës.
Venhar Ibrahimi prindi i tyre kishte njoftuar se fëmijët kanë shkuar afër vendbanimit të tyre në Bardhosh për të peshkuar, shkruan portali arbresh.info
Fëmijët kishin dalë në mëngjes herët, rreth orës 8:00 dhe nuk janë kthyer më në shtëpi.
E policia e Kosovës e ka bërë punën e tyre siç është më së miri, dhe i ka gjetur fëmijët rreth orës 20:20
Këtë për portalin arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Po, në ora 14:00, babai i tyre ka lajmëruar se kanë dal nga shtëpia në mëngjes tre fëmijë të tijë të mitur dhe deri në atë kohë nuk din për vendndodhjen e tyre. Policia ka iniciuar rast. Në ora 20:20 fëmijët janë gjetur….”- ka thënë Krasniqi. /arbresh.info/
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...