Policia e Kosovës gjatë një kontrolli në Bërnjak të një automjeti me targa serbe ka gjetur 11 mijë e 300 euro në kartëmonedha dhe 79 mijë e 780 dinarë të Serbisë në kartëmonedha.
Sipas njoftimit, rasti është duke u trajtuar në procedurë të mëtejme për kundërvajtje doganore nga ana e Doganës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Me datën 27.04.2025 rreth orës 12:55 në pikëkalimin kufitar në Bërnjak në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët policorë kufitarë, në bashkëpunim edhe me zyrtarët doganorë, kanë realizuar një kontroll të përbashkët, me ç’rast gjatë kontrollit në një automjet me targa serbe me drejtues shtetas të Serbisë, janë gjetur 11.300 (njëmbëdhjetëmijë e treqind) euro në kartmonedha dhe 79.780 (shtatëdhjetë e nëntëmijë e shtatëqind e tetëdhjetë) dinarë të SRB-së në kartmonedha (rreth 678 euro sipas kursit zyrtar) të padeklaruara. Rasti është duke u trajtuar në procedurë të mëtejme për kundërvajtje doganore nga ana e Doganës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Policisë./Arbresh.info/
Konjufca në Tiranë për “Samitin e Diasporës”, takohet me hom...
Sulm me armë në një shkollë në Turqi, të paktën 16 të plagos...
Përplasje e ashpër mes Vuçiqit dhe kryeministrit të ri hunga...
Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza
Vance: Topi është në fushën e Teheranit pas “përparimit” në ...
Edi Rama: Shqipëria 2030 në BE është zgjedhje qytetërimi, jo...